Banorët e kryeqytetit irakian, Bagdadit u zgjuan të befasuar, pasi reshjet e borës mbuluan qyetetin e tyre.
Shumë qytetarë filluan të bënin fotografi dhe të shijojnë reshjet e borës, pasi është hera e dytë qe vendi mbulohet nga bardhësia brenda disa vitesh.
Hera e fundit që ka rënë borë në Bagdad është në vitin 2008, por bora ishte e paktë dhe u shkri shumë shpejt.
Fëmijët e e vegjël irakianë ishin mjaft të emocianuar, pasi thanë se ishte hera e parë që kishin parë borën të binte në Bagdad. Para asaj here, në Irak nuk kishte rënë borë për 100 vjet./abcnews.al