Baerbock: Putin nuk është i gatshëm për bisedime

schedule15:26 - 27 Shtator, 2024

schedule 15:26 - 27 Shtator, 2024

Ukraina nuk mund të mbrohet më, sipas Annalena Baerbock gjatë takimeve që ajo pati në New-York gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ukraina nuk mund të mbrohet më. Kjo do të çonte në më shumë, krime lufte, ndoshta edhe në vende të tjera”, vuri në dukje Baerbock.

Në muajt e fundit, Rusia ka luajtur vazhdimisht me paprekshmërinë e kufijve të shteteve baltike dhe Polonisë. Kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë me vendosmëri prapa Kievit dhe jemi të përkushtuar për një paqe që siguron ekzistencën e Ukrainës si një vend i lirë dhe i pavarur përfundoi diplomatja gjermane.

“Nëse Bjellorusia sulmohet nga NATO, ajo do të përgjigjet menjëherë me armë bërthamore dhe kjo do të çojë në një ‘luftë botërore’”.  Kështu deklaroi presidenti Aleksandër Lukashenko, duke folur në një takim me studentët.

Lukashenko, i cituar nga agjencia Belta, kujtoi njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin për rishikimin e doktrinës bërthamore të Moskës, i cili parashikon një përgjigje me koka bërthamore edhe në rastin e një “agresioni” kundër aleatit të saj Bjellorusi.

“Ne do të përdorim armë bërthamore, ata mund të përgjigjen, dhe po kështu Rusia përsëri. As Perëndimi nuk e dëshiron këtë. Ata nuk janë gati për këtë. Por ne i themi sinqerisht se vija e kuqe është kufiri shtetëror. Nëse shkelet përgjigja do të jetë e menjëhershme, ne po përgatitemi për këtë”, deklaroi Aleksandër Lukashenko.

Vitin e kaluar, Moska njoftoi se kishte vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, e cila qershorin e kaluar mori pjesë në një stërvitje të përbashkët me Rusinë mbi nivelin e gatishmërisë së tyre për përdorim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!