Alex Baena i Villarreal do të paraqesës një denoncim në polici për sulmin e Valverde të Real Madrid në garazhin e stadiumit Bernabeu pas ndeshjes së “Los Blancos” kundër Villarreal.
Këtë e bëri të ditur në mbrëmje vetë Villarreal, duke konfirmuar atë që ishte parashikuar nga disa media spanjolle. Baena dyshohet se u godit në fytyrë nga lojtari uruguaian teksa ndodhej pranë autobusit të Villarreal.
“Alex Baena pësoi një sulm gjatë rrugës për në autobusin e ekipit pas ndeshjes kudnër Real Madrid në “Santiago Bernabeu””, shkruhet në një deklaratë të klubit ku nuk përmendet emri i Valverdes.
“Në dritën e kësaj situate, lojtari vendosi të bëjë një denoncim kundër agresorit në policinë kombëtare. Villarreal tregon refuzimin e tij ndaj çdo akti dhune dhe beson fuqimisht në versionin e ngjarjeve të lojtarit dhe do ta mbështesë atë në këtë proces”, shkruante klubi.
Zanafilla e këtij akti lidhet me një frazë të thënë nga lojtari i Villarreal në drejtim të lojtarit të Real Madrid në janar, ku Baena e mallkoi për djalin e tij që nuk kishte lindur ende./ h.ll/abcnews.al
Comunicado oficial: Álex Baena
? https://t.co/H3Ps4ifP2n pic.twitter.com/HnvPEII5lo
— Villarreal CF (@VillarrealCF) April 9, 2023
Villarreal’s Baena to press charges against Valverde after Real Madrid midfielder punched him in the face https://t.co/jOvKb8i1PS
— MailOnline Sport (@MailSport) April 10, 2023