Një koncert në ngjarjen më të rëndësishme të futbollit amerikan. Kështu mund të konsiderohet performance e artistit purtorikan Bad Bunny në pushimin mes pjesëve të Super Bowl, një shfaqje e mbushur me atmosferë dhe mesazhe politike.
Bad Bunny u bë artisti i parë solo latin në spanjisht që kryesoi shfaqjen në pushimin e Super Boël në stadiumin Levi’s në Santa Clara të Kalifornisë.
Fusha e futbollit u transformua në një skenë që dukej si fushat e sheqerit të Porto Rikos, ku njerëz të veshur si punëtorë të shekullit të 19-të të njohur si “jíbaros” mbanin kapelat e tyre karakteristike të kashtës te quajtura “pava”.
Ai filloi me hitin e tij “Tití Me Preguntó”. Dhjetëra violinistë që luanin këngën “Monaco” dolën nga kallamat e sheqerit ndërsa Bad Bunny dha një mesazh në spanjisht duke i inkurajuar njerëzit të besonin në vetvete.
“Emri im është Benito Antonio Martínez Ocasio dhe nëse jam këtu sot në Super Boël 60, është sepse nuk kam pushuar kurrë së besuari në vetvete”, tha këngëtari.
Shfaqja ishte gjithashtu plot me yje: Lady Gaga performoi një version salsa të këngës së saj “Die With A Smile”, dhe Ricky Martin këndoi hitin prekës të Bad Bunny “Lo Que Le Pasó a Haëaii”. Personazhe të famshëm si aktorët Jessica Alba dhe Pedro Pascal dhe këngëtaret Karol G dhe Cardi B, u panë në skenë pas balerinëve.
Bad Bunny performoi ndërsa administrata Trump vazhdon goditjen e saj në shkallë të gjerë kundër imigracionit dhe arreston emigrantë latino-amerikanë. Presidenti Donald Trump, i cili nuk mori pjesë në Super Boël e cilësoi performancën e Bad Bunny absolutisht të tmerrshme dhe tha se “askush nuk kuptonte asnjë fjalë” nga ato që këndonte reperi. Gjatë performancës, Bad Bunny përcolli një mesazh unifikues, ku përfshiu të gjitha kombet e Amerikave, nga Kili në Kanada. / abcnews.al /


