Akuza kundrejt Ardi Veliut pas largimit nga detyra ka hedhur deputeti i PD Luan Baçi, i cili në emisionin “Log” të Endri Xhafos tha se ka qenë një zbatues i urdhërave të kryeministrit Edi Rama.
“Veliu ka qenë drejtor në një periudhë të vrullshme dhe të ngarkuar. Ka qenë periudha që Veliu është përplasur vrullshëm me protestuesit, kanë arrestuar qytetarë që s’kanë bërë asnjë shkelje. Veliu ka qenë zbatues i urdhrave verbërisht të Edi Ramës”, tha Baçi.
Duke folur për zgjedhjet e 25 prillit Baçi tha se Veliu ka fshehur fakte të pakundërshtueshme, madje nënvizoi se sipas tij ka “mbuluar krahët” e socialistëve në fushatë për të “manipuluar zgjedhjet”.
“Ka mohuar në mënyrë të paturpshme fakte të pakundërshtueshme. Është një shkarkim defakto i Ardi Veliut i pritshëm. Rilindje ka gjithmonë Rama dhe i rilind të gjitha figurat vetë, do vërë një Ardi Veli tjetër të verbër dhe kaq ushtar sa Veliu, për mua sdo ndryshojë asgjë nga policia e shtetit një kukull politike. Ka qenë një polici që ka manipuluar zgjedhjet. Ka mbrojtur drejtuesit e Ps duke shpërndarë pako me miell dhe para në shtëpitë e tyre. Do ketë një polici siç ka qenë, asnjë ndryshim“, shtoi deputeti i PD.
Për ish-kandidatin për deputet të LSI Shemsi Prençi, Veliu gjatë ushtrimit të detyrës ka bërë shkelje dhe gafa të papranueshme. Në teorinë e tij ai e lidh shkarkimin e Ardi Veliut me Fatmir Xhafën. Sipas tij ish drejtori i policisë, ka bërë fushatë për Xhafën dhe pasi Rama e ka marrë vesh Prençi thotë se ka vendosur ultimatumin 100 ditësh për rikonstruktimin e policisë.
“Urdhi i Ramës për rikonstruktim të policisë brenda 100 ditësh ishte për të shkarkuar Veliun. Veliu e kishte kokën e prerë në pak ditë pas emërimit të Çucit. Veliu duke qenë njeriu besnik dhe isuportuar nga familja Xhafa në krye të shtetit se Ardi Veliu ka qenë shok i vëllait të Xhafës, veliu me ndihmën e disa oficerëve dhe biznesmenëve ka kontribuar maksimalisht në rezultatin e Xhafës në Tiranë. Këtë Rama e mësoi në korrik dhe filluan të bien tupanat dhe urdhri i 100 ditëshit ishte shkarkimi i Veliut. Veliu ka bërë gafa të mëdha kur ka përdorur lëndë nekrtinogjene më shumë sesa lejohet në protestat e PD. Veliu si erdhi në polici duke kapërcyer katër grada njëherësh ashtu dhe sot ke në polici drejtorë pë gradë, e ka mbajtur në black aout gradat në polici”, shtoi Prençi. be.k/Abcnews.al