Baçi: Deputetët i kërkuan Alibeajt të dilet me një kandidat, gjuha përçarëse e Berishës largoi palët

schedule21:49 - 4 Nëntor, 2022

schedule 21:49 - 4 Nëntor, 2022

Situata brenda PD ka prodhuar debat mes të ftuarve në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Gazetari Agim Baçi deklaroi se deputetët e Alibeajt i kanë kërkuar këtij të fundit që të dilet me një kandidat, por gjuha përçarëse e Berishës është një problem shqetësues.

Sipas tij gjuha e përdorur nga Berisha dhe akuzat ndaj grupit tjetër gjatë kohës së “Foltores” laroi edhe më shumë palët.

Ndërkohë që për ish-deputetin Klevis Balliu, Berisha ka thënë vetëm të vërteta, pasi sjellja e palës tjetër i shërben Ramës.

Pjesë nga biseda:

Baçi: Grupi i deputetëve i ka bërë presion Alibejat të dalim me një kandidat. Gjuha përjashtuese është një problem. Berisha ka patur disa kohë më përpara një gjuhë denigruese.

Kikia: Pa atë gjuhë Foltorja nuk ecte.

Baçi: Berisha nuk ka thënë asnjë fakt.

Balliu: Çfarë ka sajuar Berisha.

Baçi: U shite, je besëprerë.

Balliu: Do votoni ligjet e Ramës këtë ka thënë Berisha.

Baçi: Pse Berisha nuk ka bërë marrëveshje me mazhorancën.

Balliu: Nuk e bëri me Ramën e bëri me ndërkombëtarët.  

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!