Kandidati i PD në Durrës Agim Baçi rezultatin e numërimit të votave ku PS është deri tani forcë e parë e ka konsideruar si të ndikuar nga shitblerja e votës. Në studion e ABC, Baçi tha se PS ka blerë edhe të majtët e zhgënjyer, por edhe të varfrit.
“Unë i kam vëzhguar gjëra ndryshe. Kam bërë një fushatë që kam komunikuar me ta sy më sy. Keqardhjen më të madhe e kam parë kur fqinjët nuk më takonin dot tek lagjja sepse ishin në vëzhgim që mund t;i hiqnin nga puna, nga fondi i rindërtimit. Siç jam i shqetësuar shumë…nuk ka ndodhur gjë te kutitë e votimit ka ndodhur më parë. Çfarë morali kanë këta njerëz që sheshin votën. Kanë blerë edhe të majtë, edhe të vetët, por më shumë kanë blerë të varfër,” deklaroi ai.
Gjithashtu edhe Edith Harxhi pranon se ka pasur shitblerje votash, megjithatë ajo shton se ka munguar entuziazmi nga ana e PD.
“Është përdorur shit-blerja e votës, përveç blerjes ka funksionuar edhe intimidimi. Nga ana tjetër unë mendoj se nëse fryma që PD, do të kishte ndjellë në popull të mund të përballonte edhe shitblerjen e votës. E kam ndjekur fushatën, programim. Kamë vënë re që nuk ndjeja entuziazmin 2005 që duhet të ekzistojë në kohën e një ndryshimi të madh. Baçi ka shumë vite që është i atashuar pranë PD dhe jam e sigurt që deri diku i njeh strukturat,” deklaroi ajo. g.v/abcnews.al