Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Baçi: Berisha nuk mund të jetë i gëzuar se mundi Bashën, duhet ta kishte bërë me Ramën

schedule21:25 - 14 Mars, 2022

schedule 21:25 - 14 Mars, 2022

Gazetari Agim Baçi ka deklaruar në ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo se situata politike në PD është tashmë e përçarë dhe nuk mundet Kuvendi Kombëtar që të zhbëjë vendimet e grupit parlamentar.

Sipas tij as Berisha nuk ka dalë i fituar në zgjedhjet e 6 marsit, pasi nuk quhet fitore kur mund Bashën, pasi këtë gjë duhet ta bënte me Ramën.

Duam apo s’duam ne politikën e një parie e bën grup[i parlamentar. Është e vërtetë që edhe me mënyrën se si zgjidhen deputetët klu partia ka shumë peshë, vërtetë aty kishte kryetarë degësh që thoshte nuk duhet të shpërfillen degët, atëherë këto janë lojëra, sepse asnjë çift nuk shkon në gjykatë për tu bashkuar, por për tu ndarë. Ideja që po kërkohet mbështetje teknike ka rënë boshti i asaj fryme. Zoti Basha në këtë moment i ka kuotat shumë të ulëta, e gjithë ajo listë deputetësh kundër Bashës kanë qenë në muaj purgatori. Prej muajsh ata deputetë kanë qenë nën gjuhës së urrejtjes nga krahu tjetër. Nuk mund të jetë i gëzuar Berisha që ka mund Bashën, pasi ai i tha shqiptarëve se do mund Ramën. Grupi parlamentar është i pazëvendësueshëm’, tha Baçi. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!