Babysitter-i hedh nga dritarja fëmijën që po kujdesej, pranon krimin

schedule17:05 - 3 Qershor, 2022

schedule 17:05 - 3 Qershor, 2022

Një ngjarje e rëndë u shënua në Itali më 31 maj, kur  Monica Santi, një babysitter 32-vjeçare hodhi nga dritarja fëmijën për të cilin po kujdesej.

32-vjeçarja ka pranuar se ishte ajo që e hodhi fëmijën.

Ajo u arrestua të martën në Soliera, Modena dhe pranoi përgjegjësinë gjatë seancës dëgjimore të vlefshmërisë.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat, dyshohet se e reja vuan nga një sëmundje psikologjike. Ansa shkruan se do të urdhërohet kryerja e një raporti psikiatrik.

Ajo ndodhet në burg në Modena e akuzuar për tentativë vrasjeje. Nga ana tjetër, fëmija ndodhet i shtuar në spitalin Maggiore të Bolonjës me një prognozë të rezervuar./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!