“Baby One More Time” bën 20 vjeç

schedule22:23 - 25 Tetor, 2018

schedule 22:23 - 25 Tetor, 2018

Kënga “Baby One More Time” e kënëtares amerikane Britney Spears sapo ka mbushur 20 vjeç. Tashmë e konsideruar si një ndër këngët më të rëndësishme POP të të gjitha kohërave, ky projekt debutues i artistes ka lënë gjurmë në historinë e muzikës botërore.

E gjitha nis me tre nota të thjeshta pianoje, të cilat u bënë më vonë kolona zanore e çdo adoleshenti. Gjithashtu ndihmëse për suksesin e kësaj kënge ka qenë dhe videoklipi i arrirë, në të cilin Spears zhvillon koreografi të ndryshme nëpër koridoret dhe klasat e shkollës së saj.
Pas publikimit, kënga pushtoi kualifikimet më të rëndësishme botërore për javë të tëra dhe bë projekti muzikor më i rëndësishëm i vitit 1998. Madje u nominua për çmimin Grammy për performancën më të mirë POP, por fatkeqësisht duke mos fituar.

Fama dhe suksesi i kësaj kënge bënë të mundur nisjen e një karriere të mbarë për Britney Spears, e cila tashmë 20 vite më vonë, mbetet ende si princesha e muzikës POP. Muzikdashësit e të gjitha moshave, e kanë të memorizuar tekstin ngjitës dhe lehtësisht të identifikueshëm, i cili nën zërin fëmijënor të këngëtares është e pamundur që të mos pëlqehet. “Baby One More Time”, është shembulli ideal se si një këngë mund të ketë sukses komercial pa patur nevojë për nuditet dhe fjalë ofensife të përfshira në të. Bindja është e sigurt që kjo këngë do të vazhdojë udhëtimin e saj ikonik edhe për shumë dekada të tjera./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!