Vajza Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka treguar për takimin e fundit që ka pasur me të atin, në Hagë
Gresa ka përshkruar takimin me të, teksa thotë se ndjen mall e krenari çdo ditë.
“Në vizitën tonë të fundit në Hagë, babi sapo kishte përfunduar shëtitjen dhe erdhi në dhomën ku takohemi çdo herë.
Duart ende i kishte të ftohta, por perqafimet i ka të ngrohta gjithmonë. Sa shumë mall e krenari ndjejm per ty çdo ditë!”, ka shkruar ajo. /Abcnews.al