Vajzës 6-vjeçare të George Floyd, Gianna i është thënë se “babi ndryshoi botën”, por akoma nuk e di se është vrarë nga policët. 6-vjeçarja dhe nëna e saj, Roxie Washington ishin të ftuar në “Good Morning America” këtë të mërkurë, ku u shpreh se i mungonte të luante me babanë e saj.
Ajo tha se kur të rritet dëshiron të bëhet mjeke, në mënyrë që të kujdeset për njerëzit. Roxie, të martën në mbrëmje tha se kishte parë vetëm disa pjesë të videos famëkeqe të oficerit Derek Chauvin që kishte vendosur këmbën në qafën e Floyd, dhe se vajza e saj nuk e di historinë e plotë të vdekjes së babait të saj.
“I kam thënë që babai vdiq sepse nuk mund të merrte frymë”, tha ajo. Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet Gianna teksa dëgjohet duke thënë: ‘Babi ndryshoi botën!’ /abcnews.al