Babë e bir zbulojnë dy ekzoplanetë të gaztë

schedule13:58 - 23 Qershor, 2021

schedule 13:58 - 23 Qershor, 2021

Dy ekzoplanetë që orbitojnë rreth një ylli më të madh se Dielli, dhe që është 352 vjet dritë nga Toka janë pikasur nga një grup qytetarësh shkencëtarë, përfshirë një baba me djalin e tij 7-vjeçar. Ylli, i njohur si HD 152843, është mikpritës i dy planetëve, b dhe c.

Planeti b është 3.4 herë më i madh se Toka dhe orbiton rreth yllit një herë në 12 ditë ndërsa planeti c është afërsisht 5.8 herë më i madh se Toka dhe kalon diku midis 19 dhe 35 ditë duke orbituar HD 152843.

Shkencëtarët qytetarë kanë zbuluar dy planetë të gaztë që rrotullohen rreth yllit HD 152843

Qytetarët shkencëtarë, përfshirë Cesar Rubio dhe djali i tij Miguel ishin në gjendje të bënin zbulime falë Planet Hunters TESS – projekti i financuar i NASA-s që bashkon astronomë dhe anëtarë të publikut për të zbuluar ekzoplanetë.

Rubio tha se ndjehej sikur po jepte një kontribut në shkencë duke qenë pjesë e Planet Hunters TESS. “Ndjej që po kontribuoj, edhe nëse është vetëm si një pjesë e vogël.”, tha ai. Më shumë se 29 mijë njerëz në të gjithë botën analizojnë të dhënat nga Sateliti i Tranzitimit të Ekzoplanetit të NASA-s (TESS) në kërkim të ekzoplanetëve. /abcnews.al