Babë e bir u vranë nga ish-dhëndri, nesër varrimi i Pjetër dhe Gentian Perjakut

schedule13:54 - 30 Gusht, 2022

schedule 13:54 - 30 Gusht, 2022

Nesër, 31 gusht,  do të përcillen për në banesën e fundit Pjetër Perajku dhe Gentian Perjaku.

Të dy babë e bir u vranë nga ish-dhëndri i tyre, Besnik Pjetri, i cili shkoi mbrëmjen e djeshme në banesën e viktimave dhe i qëlloi me armë zjarri, duke i lënë të vdekur.

Krimi i rëndë ka ndodhur në Grykë Zezë të Lezhës, ndërsa motivet e vrasjes duket se kanë qenë konfliktet që autori ka pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.

Ai nuk ka qenë dakord për këtë ndarje dhe vazhdimisht ka debatuar me ish-vjehrrin për këtë çështje.

Ditën e djeshme ai ka mësuar se ishin kthyer nga Italia ku jetonin prej 20 vitesh dhe ka shkuar në banesën e tyre duke i qëlluar me automatik, duke i lënë të vdekur.

Lexo edhe: Krimi i rëndë në Lezhë, ish-dhëndri vrau babë e bir te dera e shtëpisë, ende nuk është kapur nga policia

Autori dhe ish bashkëshortja kanë jetuar ne Itali, pas divorcit kanë qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohesh ishte kthyer ne Shqipëri.

Sakaq bëhet me dije se ish-gruaja e kishte denoncuar për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.

Besnik Pjetri është ende në arrati, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!