Babë e bir kthyen pyllin në parcelë hashashi, policia ia djeg bimët narkotike në Bulqizë

schedule10:37 - 12 Gusht, 2022

schedule 10:37 - 12 Gusht, 2022

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Bulqizës me akuzën e prodhimit të lëndëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacioni policor të koduar “Lejçani”.

Si rezultat në një zonë të pyllëzuar në kodrën e Lejçanit, kanë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

“Nga veprimet rezulton se autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit M. S., 70 vjeç, dhe E. S., 39 vjeç, banues në Bulqizë (babë e bir), të cilët janë arrestuar në flagrancë”, informoi policia sot.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al.