Analisti Frrok Çupi thotë deputeti Ervin Salianji ka ndjekur një rrugë shantazhuese ndaj gjykatës, lidhur me çështjen “Babalja”.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh ka sinjale që grupi i Sali Berishës po tenton të përmbysë drejtësinë.
M’u duk pak e çuditshme, po ta shikojmë rrugën e këtij gjyqi, është rrugë shantazhuese ndaj të drejtës dhe gjykatës. Është pozicion i bosit mbi gjykata. Shkojnë disa deputetë të kërcënojnë gjykatën, nuk është parë as në vendet e Afrikës. Është një gjë që bën kryetari i i tyre nga ballkoni i katit të 8. Është strategji, nuk kanë çfarë humbin më shumë. Këta kanë dhënë sinjale se duan ta pëmbysin drejtësinë. Nuk ka asnjë bazë. Ky është momenti kur krimi dhe njerëz të krimit, presidentë, kryeministra, minista kanë futur në duar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme dhe SPAK është në aksion.
Sali Berisha, ka skemën familjare, të njëjtën gjë ka Ilir Meta. Po zbërthehet mafia familjare, ka futur në duar pasuri të mëdha. Duhet t’i jemi mirënjohës SPAK”, theksoi ai./abcnews.al

