Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shigjetuar opozitën përmes një postimi në Twitter.
“Rrallë ka momente në historinë politike, kur fytyra e opozitës si institucion dhe nevojë për një vend, i bie të shpëtohet nga kundërshtari në mazhorancë. Zbardhja e Babale 1 dhe 2 i shërben edhe shpëtimit të PD”, shkruan Balla.
Menjëherë pas këtij postimi ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
“Për të mbuluar përfshirjet e tua Taulant, Edi Ramës do i duheshin 5 vjet, jo 5 muaj, si në rastin e vëllait Agron, për të falsifikuar e prishur provat. Ti nga “furra” jote për 6 ditë nxorre tabulate telefonike “të skaduara”, por ato nuk bindin dot as miqtë e tu të krimit! Sot është dita për të thënë, nuk keni parë gjë akoma”, thotë deputeti i selisë blu./abcnews.al