“Babalja”/ Apeli ende pa vendim për Salianjin, shtyhet sërish seanca

schedule10:26 - 8 Maj, 2024

schedule 10:26 - 8 Maj, 2024

Procesi në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shtyrë sërish.Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të gazetarit Jetmir Olldashi, që pretendon se ka probleme shendetesore.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 22 maj në orën 10:30.

“Herën e fundit ka qenë sërish avokati i gazetarit Jetmir Olldashi, se për një nga anëtarët e trupit gjykues, ai ka mbajtur qëndrime në portalin e tij dhe ka pasur konflikt interesi. Së fundmi, avokati i këtij të fundit ka pasur probleme shëndetësore. Duket se këto kanë qenë veprime të avokatëve për ta zvarritur procein. Gjykata ka vendosur që të ketë edhe avokatë kryesisht”, raportoi ndër të tjera gazetari Vija.

Salianji u dënua nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen “Babale”, teksa Apeli do të vendosë pas më shumë se 3 vitesh.

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

Nëse do lihet në fuqi vendimi, atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti. Autori i audiopërgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!