Një 32 vjeçar është plagosur me thikë këtë të shtunë në Berat nga baba i tij, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në banesën ku edhe jetonte familja Sheroku. 32-vjeçari i plagosur jetonte vetëm me babain e tij, pas vdekjes së nënës dy javë më parë, ndërkohë që vëllai i tij jeton jashtë shtetit.
Të pyetur në lidhje me ngjarjen, komshinjtë e familjes Sheroku, kanë deklaruar se 66-vjeçari Ramo Sheroku ishte një një njeri i alkoolizuar, ndërkohë që djalin, Renis Andrea Sherokun ata e njihnin si një djalë të urtë dhe të respektueshëm në lagje.
Ndërkohë pas plagosjes, Andrea Sheroku u transportua drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ndërsa u ndalua nga policia babai i tij./abcnews.al