Babai në Kamëz e dhunoi, vajza e mitur me dëmtime serioze në organet e brendshme

schedule17:41 - 31 Tetor, 2021

schedule 17:41 - 31 Tetor, 2021

Një vajzë e mitur raportohet se është dhunuar rëndë nga babai i saj në qytetin e Kamzës. Mësohet se vajza është paraqitur në spitali në gjendje të rëndë. Kryesisht dëmtimet i ka në organet e brendshme të trupit.

Orët e fundit raportohet se ka pasur një përmirësim të lehtë, por mjekët vijojnë ta mbajnë nën kujdes intensiv të miturën.

Ditën e djeshme policia vuri në pranga babanë e vajzës të mitur, 27-vjeçarin R.K. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur. Ndërkohë pritet të dal edhe ekspertiza mjeko ligjore për vajzën e mitur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!