“Babai më ka vdekur kur isha e vogël”, preket sipërmarrësja e njohur: Nëna më ka arritur e vetme

schedule22:21 - 23 Qershor, 2021

schedule 22:21 - 23 Qershor, 2021

Sipërmarrësja e njohur shqiptare, Antonela Hako ka pasur një jetë të vështirë, pasi babi i saj ka ndërruar jetë shumë herët.

Nëna e saj ka sakrifikuar shumë duke rritur tre fëmijë dhe duke i arsimuar të tre në një periudhë shumë të vështirë siç ishte sistemi komunist.

Lexo edhe: “Kam humbur vajzën”, sipërmarrësja e njohur ndan momentin më të vështirë të jetës

Sakaq, Antonela e ka cilësuar edhe si modelin e saj të parë, pasi nëna e saj ka qenë mjeke në profesion dhe arrinte të bënte shumë gjëra në të njëjtën kohë.

Unë nuk e kam patur babain. Më ka vdekur kur kam qenë shumë e vogël, kështu që le të themi që nëna ime i ka bërë edhe nënën edhe babin në shtëpi. Kështu që le të themi që nëna ime ka qenë një grua e jashtëzakonshme, modeli im i parë se si krijohet një familje e shëndoshë dhe vetëm. Ai ishte fati i nënës sime. Duke qenë mjeke, ka qenë 24 orë në shërbim dhe dera jonë rrinte gjithë kohës hapur se ashtu ishte atëherë, nëse komshinjtë kishin nevojë për ndihmë, vinin pa trokitur dhe nëna ime zgjoheshe. Edhe të gjithë sakrificat që ka bërë për të na arsimuar të treve dhe një nga shprehjet që na ka edukuar ajo mirë është që ajo na thoshte: ‘Lexoni dhe mësoni, sepse në këtë botë mund t’ju marrin gjithçka përveç se arsimimin dhe intelektin’. Le të themi që ajo ka qenë shembulli im i parë si një grua e fortë. Nuk mund ta përdor për mamanë time shprehjen burrë sepse ka qenë shumë feminile. I ka bërë të dyja rolet, ishte një grua me gusto, elegante, me mendje të hapur që të tregonte, të fliste. Nuk ishte nga këto gratë që të mbyllnin brenda se ne nuk kishim babain. Ai ka qenë modeli im i parë”, u shpreh ajo në studion “E ardhmja është vajzë”, duke i emocionuar të gjithë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!