Babai mban peng të birin 39 vjeçar dhe nuk e ushqen pasi kishte humbur punën

schedule13:07 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 13:07 - 26 Dhjetor, 2020

Një 70 vjeçar dyshohet se ka sekuestruar për disa muaj në një fshat të vogël të Francës, djalin 39 vjeçar, duke e mbyllur në papafingo dhe duke e privuar nga ushqimi pasi kishte humbur vendin e punës. Ai u arrestua se ka mbajtur peng për katër muaj djalin e tij.

Rasti u bë publik dy ditë më parë, kur policia franceze u lajmërua për një episod dhune, një grua denoncoi se bashkëshorti i saj ishte goditur nga djali.

39 vjeçari i cili pranoi se ka qëlluar babain e tij, u çua në urgjencë për t’u vizituar. Gjatë rrugës për në spital ai tha se nuk ndihej mirë dhe se nuk kishte ngrënë mjaftueshëm kohët e fundit. Në spital, fiziku i tij i dobët sipas mjekëve ishte i ngjashëm me të burgosurit në kampe. Ai u shpjegoi mjekëve se ishte kthyer në shtëpinë e prindërve një vit më parë pasi kishte humbur vendin e punës. Babai i tij mendonte se ai nuk bënte asgjë për të gjetur punë dhe në këtë mënyrë e mbylli në papafingo duke e ndaluar që të zbriste për të ngrënë.

Për shkak të urisë ai u përpoq të dilte natën nga dhoma dhe të shkonte të kërkonte për të ngrënë, por ishte bllokuar nga babai i tij. Në atë pikë 39 vjeçari rrahu të atin. Ndërsa fqinjët të pyetur nga policia u shprehën se as nuk e kishin vënë re që djali ishte rikthyer në shtëpi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!