“Babai im po vuan, ka raste që qaj në dhomat e zhveshjes. Tifozët? Madhështorë”

schedule16:58 - 16 Nëntor, 2020

schedule 16:58 - 16 Nëntor, 2020

Carlos Tevez nuk po kalon një moment aspak të mirë. Babai i tij u prek nga pandemia dhe kaloi plot 45 ditë në kujdes intensiv në spital duke luftuar kundër koronavirusit. Për fat të mirë ia ka dalë të marrë veten. Frika e humbjes së idhullit të tij e ka tmerruar dhe lodhur psikologjikisht sulmuesin e Boca Juniors.

Kjo periudhë është shumë e vështirë për mua. Përjetoj emocione të ndryshme. Ka raste që ndihem mirë dhe herë të tjera nis e qaj në dhomat e zhveshjes. Nuk arrij ta shpjegoj se pse ndodh kjo gjë“, thekson 36-vjeçari për ESPN.

“El Apache”, një ndër futbollistët më të dashur të popullit argjentinas, nuk e ka aspak të lehtë të tregohet i fortë jashtë fushe dhe brenda saj kundër kundërshtarëve. Edhe ai është njeri si gjithë të tjerët dhe tregohet i sinqertë në deklaratën e tij.

Ndërkohë, tifozët e Boca Juniors shpalosën një pankarta mbështetëse për Tevez në sfidën e fundit shtëpiake kundër Talleres Cordoba, aty ku shkruhej:  “Kurajo dhe forcë Carlitos, të kemi gjithmonë në zemër“.

Jam lodhur shumë, shkoj të takoj babanë në spital dhe më pas duhet të gjej forcë për të zbritur në fushë me Boca-n time. Pankarta e tifozëve? Më dha një forcë të madhe, i falënderoj shumë. Mora zemër dhe zbrita i karikuar në fushë“.

Aq shumë u emocionua dhe karikua bomberi i njohur, sa u ndëshkua me karton të verdhë që në sekondën e tretë, duke rrezikuar të largohej me të kuqe që në aksionin e parë të ndeshjes Boca-Talleres (0-1). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!