Babai i Sabrina Bengajt kallëzim në SPAK: Ata që liruan vrasësin e vajzës të përballen me ligjin

schedule15:31 - 17 Shtator, 2021

schedule 15:31 - 17 Shtator, 2021

Nga Ermal Vija

Një javë nga vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengajt në Fier, babai i saj ka paralajmëruar se do të padisë në SPAK personat përgjegjës që liruan nga burgu Elton Metajn, autorin e këtij krimi. Partizan Bengaj përmes avokatit të tij mbrojtës, kërkoi që të nisë hetimi për lirimin e ish-dhëndrit të tij nga gjykata dhe prokuroria e Fierit.

“Për shpirtin e këtij avokati. Unë po autorizoj avokatin tim që në SPAK të përfaqësoj që të denoncojë të gjithë ata gjykatës, prokurorë dhe mjekë që janë përfshirë në lirimin e vrasësit të vajzës sime. Kush janë këta Rok Felerë. Duhet të shkojnë në burgim të përjetshëm ose në litar”, tha ai.

Për avokatin mbrojtës, Saimir Visha përveç procesit penal, do të ndiqet edhe procesi civil në gjykatën fierit që familja Bengaj të fitojë kujdestarinë e vajzës së mitur pas vdekjes të së ëmës.

“Përveç procesit penal ne do i kërkojmë gjykatës së Fierit që të marrim kujdestarinë e fëmijës. Ka ngelur një fëmijë 2-vjeç që është shumë e traumatizuar” deklaroi avokati.

Sabrina Bengaj u vra 1 javë më parë nga ish-burri i saj Elton Meta, në fshatin Zhupan të Fierit. Ky krim nxori në pah edhe skandalin e drejtësisë shqiptare. Meta në shator të vitit të kaluar, mbajti peng familjen Bengaj për më shumë se pesë orë. Edhe pse 32-vjeçari u arrestua  pas një operacioni të forcave RENEA, nuk bëri asnjë ditë burg,

Kjo pasi Gjyqtari Piro Sota dhe prokurori Çlirim Sino, caktuan ndaj tij shtrim të detyruar në spitalin burgun e Zaharisë me argumentin se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pak muaj më vonë doli prej dhe vazhdoi kurimin në shtëpi. Në mbrëmjen e 10 shtatorit ai shkoi te prindërit e ish-bashkëshortes, Sabrina Bengaj dhe vrau me pistoletë teksa ishte duke ngrënë darkë. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!