Babai i plotëson dëshirën djalit të tij, ndërton shtëpizën dy katëshe në lisin 80-vjeçar

schedule08:13 - 25 Nëntor, 2021

schedule 08:13 - 25 Nëntor, 2021

Kjo shtëpi prej druri në Ferisaj është ndërtuar në një lis që është i vjetër më shumë se 80 vjet. Naim Xhemajli ndërtoi shtëpinë për t’i plotësuar djalit të tij, Miranit, të cilën e kishte parë në televizor.

Shtëpiza dy katëshe, për ndërtimin e së cilës u deshën tre javë, është kthyer në një destinacion për shumë vizitorë. “Mirani ka pasur qejf me ndërtuar një shtëpi, e kemi pranuar propozimin e tij se nuk u duk shumë e vështirë. Mund të mbajë deri në 10 persona.”, tregoi Naimi gjatë një lidhje me Skype për Abc-ja e mëngjesit.

Mirani ka kontribuar dhe gjatë ndërtimit bashkë me vëllain e tij. “Ndihem shumë mirë për shtëpinë time dhe jam krenar për babain tim. Kam bërë 5 apo 6 festa me shokët.”, tha Mirani.

/abcnews.al