Babai i Khabib në luftë me Coronavirusin, boksieri rus tregon ditët e vështira

schedule13:19 - 23 Qershor, 2020

schedule 13:19 - 23 Qershor, 2020

Kampioni në fuqi i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, po kalon një periudhë shumë të vështirë. Babai i tij, Abdulmanap, është prekur nga Coronavirusi si dhe është ende duke luftuar për jetën, pasi është në koma.

31-vjeçari, i cili po përgatitet për ndeshjet që do të zhvillohen në “Fight Island”, ka folur për gjendjen e babait të tij gjatë një interviste për televizionin rus “TV Channel One”. “Gjendja e tij është ende serioze, vazhdon të jetë i intubuar. Për sa i përket virusit, nuk ka asgjë për t’u merakosur, por më shumë kemi frikë nga pasojat që do të sjellë ai”, deklaron boksieri rus.

”Shkoj shpesh tek ai. Sigurisht që më njeh, por nuk mund të më flasë dot. Çdo ditë që më lejojnë mjekët të futem brenda, kaloj gati gjysmë ore duke i mbajtur dorën. Kur e pyes nëse më njeh mua, ai lëviz kokën”, të cilin e ka përfshirë në boks pikërsisht babai i tij. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!