Thomas Hunt, babai i 9-vjeçares Emily, e cila ishte një ndër pengjet që u lirua nga Hamas, foli në një intervistë për ditët e para pas kthimit në shtëpi të vajzës së saj.
Duke folur për CNN. Hunt tha se rikuperimi i vajzës së tij do të jetë i ngadaltë: “Ajo nuk po flet shumë. Se çfarë ka ndodhur realisht do ta dimë vetëm kur të tregojë”, theksoi ai.
Emily Hand reunites with family pic.twitter.com/pxtpuNLfLG
— Mossad Commentary (@MOSSADil) November 26, 2023
Njëkohësisht ai tha se është tronditur nga transformimi që kishte pësuar 9-vjeçarja.
“Gjëja më tronditëse ishte se ajo vetëm pëshpëriste, nuk mund ta dëgjoje. Më duhej të vendosja veshin te buzët e saj”, tha Thomas Hunt.
Në fakt, kur e pyeti për sa kohë mendonte se ishte peng dhe ajo u përgjigj “një vit”.
“Mbrëmë ajo qante derisa fytyra i ishte skuqur, nuk mund të ndalonte. Ajo hyri poshtë batanijes dhe filloi të qante”, tha babai i vogëlushes.
Emily ishte në një festë në shtëpinë e një miku në kohën e sulmit të Hamasit më 7 tetor. Fillimisht u raportua se ai ishte vrarë, por më vonë u bë e ditur se ishte në mesin e atyre personave që ishin marrë peng.
Nëna e 9-vjeçares vdiq nga kanceri disa vite më parë.
/abcnews.al