Babai i 25-vjeçarit mes lotësh: Ma vrau policia në derë të shtëpisë, prisja ta martoja jo ta varrosja

schedule09:40 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 09:40 - 9 Dhjetor, 2020

Babai i Klodian Rashës mes lotësh ka deklaruar se kërkon drejtësi për vrasjen e të birit. Rasha u shpreh se uron që kjo fatkeqësi të mos i ndodhë askujt pasi priste që djalin ta martonte dhe jo ta përcillte për në banesën e fundit.

“Apeli im është për drejtësi. Mos të na vrasin çdo minutë. Kërkojmë drejtësi nga shteti. Jo të më vritet djali te dera e shtëpisë. Çfarë polici mund të jetë ai. Unë nuk kam bërë komunikime të tjera. Shqetësimet i kemi ngritur. Është gjendje që nuk mund të shprehet. Djali ishte duke bërë llaç gjithë ditën. Doli natën për të blerë një paketë. Iku nga maska. Uroj që kjo mos t’i ndodhë  askujt dhe unë pres për ta martuar dhe jo për ta varrosur”, është shprehur Rasha.

Rasha u vra pak pas mesnatës së të hënës pranë rrugës “Dritan Hoxha” në Tiranë nga një efektiv i forcave “Shqiponja”. Polici deklaroi se i riu i drejtoi një send në dukje armë, ndaj ai e qëlloi për vetëmbrojtje, ndërsa SHÇBA konstatoi se efektivi ishte në shkelje të kompetencave të tij duke e çuar atë pas hekurave./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!