Babai i 15-vjeçares së abuzuar: Shteti të më çojë në shtëpi tjetër, më thonë “do të vras”

schedule18:01 - 4 Qershor, 2020

schedule 18:01 - 4 Qershor, 2020

Babai i vajzës 15-vjeçare të abuzuar nga 65-vjeçare të abuzuar nga 65-vjeçari Abaz Dogu ka dalë në marshim-protestën e zhvilluar sot në kryeqytet pas lajmit tronditës për përdhunimin e vajzës së tij.

Duke folur për mediat, ai tha se i kërkon shtetit një shtëpi tjetër, në këmbim të asaj që ka për t’u larguar nga ajo lagjie pasi është në hasmëri me familjen e abuzuesit.

Ai deklaroi se pret që shteti t’i japë dënimin e merituar, përndryshe do ia japë ai si prind.

“Dëgjova në parlament sot se Edi Rama denoncoi atë djalin. Po për veten time çfarë bëri Edi Rama. Nuk ka vajzë ai, ka djalë. Unë e dëgjova parlamentin në televizor, i lutem fëmijëve, vëllezërve dhe ministrisë së arsimit se fëmijët me një karamele, një akullore gënjehen.

Të rrinë sa më afër fëmijës mësuesja kujdestare, drejtori, drejtoresha, psikologia dhe jam vet i gjashtë jam në hasmëri. I lutem shtetit që të na çojë në një shtëpi tjetër, kam një hyrje në filan vend, të na e ndërrojë kokë për kokë. Shkoj tek shtëpia në Paskuqan, më bëjnë shantazhe, do të vras.

Aty është komunitet i vogël, unë tani kam shkuar në Babrru, ku gjejnë e bëjnë. I lutem drejtoreshës e Ministrisë së Arsimit, mirë që e vuajti vajza ime, mos ta vuajnë të tjerët. Ai që e bëri, u kalb atje. Unë do e kisha vrarë, po mirë që hyri në burg. Nëse qeveria nuk i jep dënimin e merituar, do ia jap unë si prind. Ai mos të dalë gjallë se jo vetëm mua, por të gjithëve, por kanë pasur frikë të flasin në Babrru”, tha babai para mediave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!