“Babai e kishte ëndërr”, studentja bën fotot e diplomimit në fushën ku i punojnë prindërit

schedule12:02 - 15 Qershor, 2021

schedule 12:02 - 15 Qershor, 2021

Një studente në Univeristetin e Kalifornisë në San Diego ka vendosur që të nderojë prindërit e saj duke i realizuar fotot e diplomimit në një fushë ku ata punojnë.

Në atë fushë ata punuan prej vitesh në mënyrë që të kishin mundësi që të paguanin për arsimin e vajzës. Jennifer Rocha tha për mediat se, në këtë mënyrë, dëshiron që të falenderojë prindërit e saj që e kanë mbështetur.

Fotot u publikuan në llogarinë në Facebook të universitetit ku studioi Rocha dhe prej atëherë janë bërë virale.

“Doja t’i bëja fotot specifikisht në fushë sepse ishte ky vend që më bëri të shkoj në shkollë të lartë,” tha e reja për “Good Morning America.”

“Ky ishte mësimi që më dha babai, nëse nuk ndjek shkollën e lartëm do të punosh këtu për pjesën e mbetur të jetës tënde.” Tashmë Jennifer shpreson që fotot dhe historia e saj të jenë rast frymëzimi për familjet e tjera emigrante.  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!