Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Baba për herë të parë, Milot Rashica ndan me fansat gëzimin më të madh

schedule16:18 - 19 Maj, 2020

schedule 16:18 - 19 Maj, 2020

Milot Rashica ka përjetuar gëzimin më të madh të jetës. Sulmuesi dardan është shtuar me fëmijë dhe është bërë zyrtarisht baba. Bashkëshortja e tij, Belkiz Kera Rashica ka lindur djalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ëndërro gjëra të mëdha e mëdha, vogëlushi im“, shkruan lojtari i Werder Bremen në “Instagram”, aty ku ka postuar një foto me anëtarin më të ri të familjes. Urimet e tifozëve kanë “pushtuar” këtë postim të 23-vjeçarit, i cili pritet të transferohet në një klub më të madh në merkaton e verës.

Miloti dhe Belkiz u fejuan në vitin 2015 dhe kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre gushtin e vitit të kaluar. 10 gola ka shënuar Rashica me Werderin këtë sezon, ndërsa numëron 4 gola të shënuar në 25 ndeshje të zhvilluara me Kosovën. /abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!