Lautaro Martinez thotë se Interi është gati për gjëra të mëdha, pasi kaloi me lehtësi Shakhtar Donetsk dhe siguroi vendin në finalen e Europa League. Së bashku me Romelu Lukakun shënuan nga dy herë, duke bërë që Interi të ishte i pamëshirshëm.
Për SkySport Italia, Lautaro u shpreh: “Ishte një natë e jashtëzakonshme, ajo për të cilin ëndërronim. Kishte kaluar shumë kohë që nuk luaja kaq mire. Edhe në një gjysmëfinale të tillë provuam se Inter është i gatshëm për gjëra të mëdha. Ne jemi gati për finalen tashmë.
Këto gola më karikojnë shumë, pasi kisha një periudhë jo në nivelet e mia të zakonshme. Gjithashtu, kjo përvojë na ndihmon të rritemi. Jam shumë i lumtur me mënyrën se si luan ekipi dhe po shfaq karakter të tillë. I lumtur jam edhe në aspektin personal, pasi po pres fëmijën tim të parë, kështu që golat ia dedikoj gruas dhe familjes time”, u shpreh Lautaro./abcnews.al