Baba Mondi urim për Ditën e Gruas: Dhembshuria dhe kujdesi juaj na ka lehtësuar plagët

schedule13:35 - 8 Mars, 2021

schedule 13:35 - 8 Mars, 2021

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Është një festë globale e arritjeve sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave.

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, përmes mesazhi ka uruar të gjithë gratë dhe vajzat.

Në mesazhin e tij, Baba Mondi shkruan se, edhe në këtë vit të vështirë, dhembshuria dhe kujdesi i tyre na kanë lehtësuar plagët.

“Të dashura vajza dhe gra, nëna dhe motra Dita e sotme, 8 marsi, më jep mundësinë t’ju uroj dhe bekoj të gjithave ju: Zoti ju dhëntë jetë sa me të të lumtur dhe ju plotësoftë çdo dëshirë! Paçi mbarësi të përjetshme në familjet tuaja biologjike dhe shpirtërore! Me qumështin tuaj të gjirit, ju na mëkoni dashurinë dhe devocionin ndaj familjes Krijuesit, ndaj gjithçkaje të mirë për jetën.

Edhe në këtë vit të vështirë që po kalojmë, motrat dhe nënat , po rrëfejnë shpirtin e mrekullueshëm të tyre. Dhembshuria dhe kujdesi i tyre, u janë bashkuar gjithmonë vullnetit të Zotit të Lartë, duke na lehtësuar sado pak plagët e shpirtit dhe duke na mbajtur në këtë botë, falë kurajës dhe lutjeve që bënë për çdo të sëmurë.

Prandaj sot ju uroj motra e nëna Gëzuar 8 marsin, mbarësi paçit ngaherë!

Zoti ju bekoftë të gjithave!

Amin!

Kryegjyshi Botëror Bektashian

Shenjtëria e Tij

Haxhi Dede Edmond Brahimaj”, thuhet në mesazhin./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!