Baba Mondi takon konsullin në Liban: Nxirrni shqiptarët nga kampi i ferrit

schedule21:27 - 17 Nëntor, 2020

schedule 21:27 - 17 Nëntor, 2020

Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj  priti në një takim Konsullin e Shqipërisë në Liban, Mark Gorajeb.

Ai e falënderoi për  kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë dhe vazhdon të japë për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga kampi “Al Hol”,  ku mbahen të rrethuar nga ISIS së bashku me familjet e tyre.

Baba Mondi i parashtroi Konsullit të Shqipërisë në Liban nevojën e patjetërsueshme të vazhdimësisë  së misionit të madh njerëzor për të riatdhesuar sa më shumë shqiptarë, familje, fëmijë, të rinj, të zhgënjyer, që kanë rënë pre e rrymave të ndryshme regresive.

Konsulli i premtoi liderit botëror të bektashizmit se dhe me ndihmën e shtetit shqiptar do të vazhdojë të punojë shumë për këtë mision./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!