Baba i dy fëmijëve, humb jetën postieri i Krishtlindjeve në Britaninë e Madhe

schedule12:35 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 12:35 - 25 Dhjetor, 2019

Paul Krash, 42 vjeç, postier për UPS në Britaninë e Madhe, i cili merrej me dorëzimet e dhuratave të Krishtlindjeve, ka humbur jetën në punë si pasojë e atakut kardiak.

Lajmi për vdekjen e babait të dy fëmijëve qarkullon prej ditësh në mediat britanike. “Daily Mail” shkruan se pakot për t’u shpërndarë ishin 200 dhe turni i punës ishte zgjatur 12 orë.

Viktima nuk refuzonte kurrë të punonte jashtë orarit edhe pse sipas dëshmisë së një mikut të tij, pas turneve masakruese të 6 javëve të fundit, Paul Krash dukej i shkatërruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!