Azili në Tajvan punëson kërcimtare për të argëtuar të moshuarit

schedule14:21 - 14 Shtator, 2022

schedule 14:21 - 14 Shtator, 2022

Përveç nevojave të tyre mjekësore dhe themelore, personat në shtëpinë e të moshuarve mund të kërkojnë programe shtesë për të stimuluar mendjen dhe trupin e tyre.

Stafi i një shtëpie në Tajvan, mendoi se do të ishte një ide e mirë të ftonte vajza të veshura në mënyrë ekstavagante për të kërcyer dhe performuar para të moshuarve.

Një video e performancës së tyre është bërë virale në Facebook dhe ka marrë rreth 7000 shpërndarje brenda një dite.

Megjithatë shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë kritikat nismën, duke e quajtur performanën të papërshtatshme.

Stafi përmes një deklarate ka kërkuar falje lidhur me situatën.

Në fillim të klipit prej 35 sekondash, një zonjë e veshur me të brendshme rozë dhe të zeza shihet duke kërcyer teksa është e rrethuar nga një grp të moshuarish.

Rezulton se shfaqja u zhvillua në Shtëpinë e Veteranëve Taoyuan në Tajvan si pjesë e festimeve të Festivalit të Mesvjeshtës të mërkurën (7 shtator)./Abcnews.al/