Azilantët kthehen në “makthin” e qytetarëve, tregtari: Më kanë vjedhur dhe kërcënuar disa herë

schedule19:12 - 7 Qershor, 2020

schedule 19:12 - 7 Qershor, 2020

Thuajse çdo ditë në policinë e Tiranës bëhen denoncime nga qytetarë të ndryshëm, lidhur me ankesat që ata kanë ndaj azilantëve që vijnë në vendin tonë. Një javë më parë, ABC News transmetoi shqetësimet që kishin banorët në Babrru ndaj kësaj kategorie.

Ata banonin shumë pranë vendit ku ndodhet edhe kampi i azilkërkuesve. Banorët thanë se çdo natë u vidheshin banesat dhe sendet e tyre me vlerë.

Por duket se ky shqetësim është i njëjtë edhe për bizneset që ndodhen në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Një tregtar fruta-perimesh në rrugën “Don Bosko”, shprehet se këta azilkërkues janë kthyer në një shqetësim për ta, madje edhe i kanë vjedhur biznesin.

“Jo shqetësues por të frikshëm te puna dhe të shtëpia sepse rrinë vend e pa vend. Duke pak agresivë por janë shumë. Janë bërë të frikshëm. Më kanë kërcënuar. Kanë marrë gati 500 mijë lekë mall. Shteti i kap, ata dalin prapë. Sado më kanë vjedhur unë prapë i jap, por janë të frikshëm”, thotë tregtari.

Por pavarësisht frikës që u shkaktohet, qytetarë të ndryshëm tregojnë se në jo pak raste i kanë ndihmuar edhe me ushqim.

“Na ka ardhur keq, i kemi dhënë disa herë, bukë gjëra kështu. Dalin lypin nëpër qendra. Ministria e Brendshme duhet t’i mbledhë”, shprehet një qytetar.

Në orë të ndryshme të ditës, azilkërkuesit nga vende të ndryshme, si Afrika, Irani e Siria, i gjen nëpër rrugët e Tiranës duke kërkuar lëmoshë.

Pasi kapen në kufi, ata dërgohen në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit në periferi në Tiranës, në Babrru, në pritje të aprovimit të kërkesës për azil, apo për t’u larguar nga territory shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!