Deepica Mutyala, një indiane cila është rritur në Sugar Land, Texas, ndryshoi tërësisht pamjen e saj në atë që portretizohet si e bukur në ditët e sotme, shkruan CNN
Ajo u bë bionde, vendosi lente me ngjyrë blu dhe “ndryshoi” ngjyrën e lëkurës së saj, për t’iu përshtatur trendeve të fundit pasi ndihej e pasigurt me pamjen e saj.
Por sot, Mutyala ka markën e saj të bukurisë, Live Tinted . Dhe misioni i saj është t’u ofrojë klientëve diçka që ajo kurrë nuk e kishte si adoleshente në Teksas: produkte që vendosin në plan të parë njerëzit me nuanca më të thella të lëkurës, si ajo.
Mutyala është pjesë e sipërmarrësve të bukurisë aziatiko-amerikane që po përdorin përvojën e trashëgimisë dhe kulturës për të diversifikuar një sektor që ka lënë pas dore njerëzit me ngjyrë.
Sipas saj ky është një përparim në industri që ka vite që po bëhet – dhe kjo falë pjesërisht Rihanna-s, marka e së cilës Fenty Beauty ka demonstruar fuqinë e kozmetikës që kujdeset për një gamë më të gjerë të racave dhe ngjyrave të lëkurës.
Kur Fenty Beauty u krijua në 2017, linja kishte 40 nuanca të ngjyrave dhe tani ka 50. Marka krijoi rreth 570 milion dollarë të ardhura gjatë 15 muajve të saj të parë, dhe këngëtarja që atëherë ka zgjeruar linjën e saj në kujdesin e lëkurës, raporton abcnews.al
Instagram ka qenë gjithashtu një element kyç në formësimin e linjës së saj së kozmetikës, të tillë si Patrick Ta. Një shkëmbim i mesazheve me aktoren Shay Mitchell e bëri atë të parin në një varg klientësh të profilit të lartë që përfshin Gigi Hadid dhe Constance Wu. Në vitin 2019, Ta filloi linjën e tij, Patrick Ta Beauty .
Ta tha se, kur punon me klientë me origjinë aziatike, ai shmang bronzerin dhe përdor produkte më të hollë konturimi me më shumë nuanca gri. Sipas tij kjo ndihmon për të mbajtur lëkurën më të ndritshme dhe të pastër.
Para krijimit të linjave kozmetike si Patrick Ta Beauty ose Live Tinted, shumë konsumatorë aziatiko-amerikanë ndiheshin të injoruar nga produktet dhe teknikat konvencionale që ishin përshtatur vetëm për fytyrat e Bardha.
Disa kanë thënë se ndiheshin të pasigurt, ose kanë zbuluar se artistët e kozmetikës nënvlerësonin tiparet e tyre aziatike. Në vitin 2018, aktorja Chloe Bennett tha për US Weekly se artistët me të cilët ajo kishte punuar ishin përpjekur të “hapnin” sytë e saj, për t’i bërë ato të dukeshin më të mëdha, në vend se të theksonin formën e saj natyrale të syve.
“Ne (Aziatikëve) gjithmonë na ka pëlqyer bukuria natyrale, tha Chae. “Tani, amerikanët po kërkojnë të kenë të kenë të njëjtën pamje si ne./abcnews.al