Azerët hyjnë në Nagorno-Karabakh pas marrëveshjes për paqe me Armeninë

schedule15:39 - 20 Nëntor, 2020

schedule 15:39 - 20 Nëntor, 2020

Azerbajxhani ka rimarrë kontrollin e njërit prej distrikteve kryesore të Nagorno-Karabakut, raporton Aljazeera.

Të premten, ushtria azere shkeli në distriktin e Agdamit që kontrollohej nga separatistët armenë prej gati 30 vitesh.

Presidenti azer, Ilham Aliev, njoftoi më parë se dy distriktet e tjera të Kalbaharit dhe Lakinit pritet të dorëzohen brenda 1 dhjetorit.

“I rikthyem vendit integritetin territorial, përjashtuam pushtuesit dhe shmangëm krijimin e një shteti të dytë armen. Do të ketë vetëm një Azerbajxhan, shumetnik dhe progresiv, ku qytetarët dhe fetë do të bashkëjetojnë në paqe dhe harmoni, sikundër edhe populli armen.”

Një ditë më parë, ushtria armene i parapriu operacioneve azere në Karabak duke shkatërruar godinat zyrtare që të mos shfrytëzoheshin nga forcat rivale. Vetë banorët u vunë zjarrin banesave dhe morën orenditë e tyre shtëpiake përpara se të nisnin eksodin.

Si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar në Rusi më 10 nëntor, Armenia ka pranuar t’i japë deri 20 për qind të lartësirës së Karabakut që Azerbajxhani pushtoi në 6 javë luftime.

Mbi 1 mijë ushtarë e civilë të vrarë mbetën të vrarë, kryesisht në radhët e armenëve.

Armëpushimi mes palëve është dakordësuar për disa vite nga paqeruajtësit rusë në kufirin me Armeninë dhe nga patrullat turke pranë Azerbajxhanit, ndërsa shtete si Franca kanë bërë apel që respektimi i armëpushimit të monitorohet në mënyrë ndërkombëtare./abcnews.al