Azerbajxhani: Ne i arritëm qëllimet tona në vetëm një ditë, Armenia mori përgjigjen që meritonte

schedule19:39 - 20 Shtator, 2023

schedule 19:39 - 20 Shtator, 2023

“Ne ia dolëm dhe arritëm të gjitha qëllimet tona në një ditë të vetme,” ishte deklarata e parë e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, pas arritjes së armëpushimit me armenët dhe pak orë para fillimit të negociatave për territoret e diskutueshme të Nagorno-Karabakut.

“Në një ditë të vetme, Azerbajxhani përfundoi të gjitha objektivat e vendosura në kuadër të masave lokale antiterroriste. Terroristët u eliminuan dhe pala armene e kuptoi edhe një herë se provokimet e saj do të marrin përgjigjen që meritojnë. Ushtarët tanë treguan heroizëm dhe profesionalizëm dhe Azerbajxhani rifitoi sovranitetin e tij territorial”, vuri në dukje Aliyev në një fjalim drejtuar popullit të Azerbajxhanit.

Azerbajxhani filloi të martën, zbatimin e “masave lokale antiterroriste”, siç i quajti, për “rivendosjen e rendit kushtetues në Karabakh”. Jerevani foli për agresion të pajustifikuar, pasi nuk kishte njësi ushtarake armene në Karabakh.

Sot me ndërmjetësimin e paqeruajtësve rusë u arrit marrëveshja për armëpushim në Karabakh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!