Azerbajxhani do të sigurojë karburant falas për mjekët ukrainas

schedule03:24 - 27 Shkurt, 2022

schedule 03:24 - 27 Shkurt, 2022

Kompania shtetërore e naftës në Azerbajxhan, SOCAR, ka konfirmuar për “BBC”-në se do t’i sigurojë shërbimet e zjarrfikësve dhe ambulancës të Ukrainës me karburant ​​falas për kohëzgjatjen e konfliktit. Lëvizja vjen pas një telefonate midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Aliyev gjithashtu u zotua t’i sigurojë Ukrainës dërgesat e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore raporton gazetarja Konul Khalilova e “BBC-së”. Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë liderin azerbajxhanas në një pozitë të vështirë. Ai është i kujdesshëm ndaj Rusisë dhe nënshkroi një marrëveshje aleance me Presidentin Vladimir Putin në ditën kur ky i fundit njohu rajonet separatiste të Ukrainës javën e kaluar.

Por ai gjithashtu ka lidhje të ngushta me BE-në dhe Turqinë, të cilat të dyja kanë dënuar pushtimin e Rusisë. Aliyev u përball me kritika të brendshme për marrëveshjen e tij me Putinin dhe për mos shprehur hapur mbështetjen e tij ndaj Ukrainës.

Përpara pushtimit, Aliyev nënshkroi gjithashtu një marrëveshje me BE-në për të rritur furnizimet me gaz në bllok. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!