Azerbajxhani arreston ish-zyrtarin e lartë të Karabakut

schedule15:38 - 27 Shtator, 2023

schedule 15:38 - 27 Shtator, 2023

Azerbajxhani njoftoi se ka arrestuar një ish-zyrtar të lartë të administratës separatiste armene të Nagorno-Karabakut, Ruben Vardanyan, ndërsa po përpiqej të ikte në Armeni.

Vardanyan u dërgua në Baku dhe iu dorëzua agjencive të tjera shtetërore, sipas deklaratës. Ai është një bankier miliarder që drejtoi qeverinë separatiste të Karabakut nga nëntori 2022 deri në shkurt 2023.

Eksodi masiv i armenëve

Gati 30,000 armenë janë larguar nga Karabaku, një e katërta e popullsisë së enklavës së pushtuar nga Azerbajxhani javën e kaluar.

Qindra makina janë bllokuar në të vetmen rrugë që të çon në Armeni, ku është destinacioni i atyre që ikin.

Azerbajxhani ka njoftuar se banorët janë të sigurt, megjithatë, kryeministri i Armenisë ka deklaruar se ka filluar “spastrimi etnik”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!