Azem Hajdari përballë Berishës: Shpresoj që “përralla” e babait tim të bëhet frymëzim

schedule12:59 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 12:59 - 8 Dhjetor, 2021

Djali i vogël i liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, që mban emrin e tij, Azem Hajdari në aktivitetin që u mbajt në Qytet Studenti pranë shtatores së të atit në kuadër të 8 Dhjetorit, ku i pranishëm ishte edhe Sali Berisha, u shpreh se përballë krizës ku ndodhet vendi, shpreson që kjo ditë të jetë frymëzim për ta bërë Shqipërinë më të denjë.

Ju falënderoj që keni ardhur këtu dhe falënderoj zotin që ekziston një shpirt i një njeriu të tillë që të luftojë për të drejtën dhe të mirën e njeriut. Kjo ditë në memorien time ka qenë si një ditë përrallore për nga madhështia e guximit dhe e mirësisë madhështore të atyre njerëzve që luftuan për liri, demokraci dhe të mirën e kombit tonë.

Kjo përrallë që unë e kam dëgjuar aq shumë herë dhe çdo herë është bërë më bukur kuptoj se ishte reale dhe këta njerëz që luftuan ishin mes nesh. Luftuan komunizmin me mirësinë dhe idealet e tyre.

Dua t’ju them që shpresoj që kjo ditë, babai im të jetë një frymëzim për të gjithë ne për ta kthyer Shqipërinë më të denjë dhe nuk e mendoja që do të vinte kjo ditë që do të mblidheshin njerëzit sërish kështu.

Mendoja se ishte diçka e së shkuarës. Por kur shikon që kombi jot, shteti jot është në krizë absolutisht që kjo ditë do të vinte dhe këta njerëz do të ngriheshin përsëri. E shfrytëzoj këtë rast për të thënë shpresoj që kjo ditë të jetë frymëzim për të gjithë dhe të shmangin të gjithë njerëzit që janë në dëmin e këtij vendi. Ju falënderoj të gjithëve” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!