Azdren Llullaku rikthehet në Rumani, firmos me skuadrën që tenton elitën

schedule20:18 - 15 Gusht, 2020

schedule 20:18 - 15 Gusht, 2020

Azdren Llullaku ndryshon sërish ekip. Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e Shakhtyor Soligorsk dhe e mbylli me vetëm një gol të shënuar aventurën në Bjellorusi. 32-vjeçari nga Istogu, i cili ka veshur 6 herë fanellën kuqezi të kombëtares, është rikthyer në Rumani, kampionat ku ka kaluar vitet më të bukura.

Llullaku ka firmosur me Concordia Chiajna, skuadrën e divizionit të dytë që ka si objektiv ngjitjen në elitë. Lojtari ka zgjedhur të mbajë numrin 10 mbi shpinë dhe ky është ekipi i katërt rumun pas Gaz Metan, CSM Poli Iasi dhe Astra.

Kukësi e kërkonte në Superiore, por sulmuesi dardan zgjodhi të rikthehet në Rumani, kampionat ku u shpall golashënuesi më i mirë në vitin 2016 dhe ku ka realizuar 37 gola në 146 ndeshje të zhvilluara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!