Avokatja e infermieres së Covid-2: Nuk luftohet korrupsioni duke futur në burg njerëz të pafajshëm

schedule14:13 - 10 Shkurt, 2021

schedule 14:13 - 10 Shkurt, 2021

Tre infermieret dhe një sanitare që dyshohet të jenë të lidhura me rastin e Tire Alldervishit kanë dalë sot para gjykatës. Infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela dhe sanitarja Rukije Hoxhaj akuzohen për “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”.

ABC mëson se avokatja e Sidorela Çelës është shprehur se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me mashtrim apo shpërdorim të detyrës.

“Pavarësisht situatës së krijuar secili ka përgjegjësi individuale. Këtu nuk kemi të bëjmë me mashtrim apo shpërdorim detyre, kjo gjykatë s’është kompetente sepse në të gjitha faktet që dalin mund të kemi të bëjmë me korrupsion që është kompetencë e SPAK, për të kryer hetimet.”

Po ashtu, avokatja e Çelës është shprehur se për akuzat e prokurorisë nuk ka asnjë provë.

“Sidorela ka thënë që nuk ka mashtruar asnjë person. Nuk ka të dhëna që e mbrojtura  prej meje te këte kryer ndonjë vepër penale.”

Ajo ka kërkuar që arrestimi të cilësohet i paligjshëm ndërsa kërkoi edhe një masë sigurie të butë për klienten e saj.

“Zonja gjykatëse uroj të vlerësoni në mënyrë të drejtë. Duke futur në burg njerëz të pafajshëm nuk luftohet korrupsioni.”

Nga ana tjetër, prokurori Valikaj u shpreh se SPAK është vënë e para në dijeni nga oficeret e policisë gjyqësore për rastin në fjalë por u është thënë që dosjen ta dëgjojnë fillimisht në Prokurorinë e Tiranës.

“Do bëhen hetime të thelluara dhe më pas do të vlerësohet nëse dosja do i kalojë SPAK-ut.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!