Avokati Vishaj për rastin “Xhisiela”: Është shkelur ana ligjore

schedule20:41 - 3 Tetor, 2018

schedule 20:41 - 3 Tetor, 2018

Sipas avokatit Sajmir Vishaj, rasti i Xhisiela Malokut është politizuardhe për këtë fakt asnjëherë nuk ka për të përfunduar ashtu si çdo rast tjetër.

Gjatë emisionit Byro Politike, ai u shpreh se është shkelur edhe ana ligjore, pasi para se të dilte publikisht, media duhet të ishte konsultuar me avokatin e saj.

Sajmir Vishaj: “Ne jetojmë në Shqipëri si ju edhe unë. Më thoni një çështje apo një fakt që është politizuar dhe ka përfunduar. Asnjë! Asnjë! Ne kemi një javë që e deklaruam provën, fajësinë. Para se ajo të dalë publikisht media duhet të pyesë avokatin e saj. Këtu është shkelur ana ligjore”.

Juli Xhokaxhi: Pse duhet ta pyeste media?

Sajmir Vishaj: Është me ligj. Është viktimë dhe viktima ka një përfaqësues ligjor të zgjedhur dhe nëse nuk e ke vetë ta cakton shteti.  

Më tej avokati i njohur shtoi se tashmë djali i depuetetit të PS-së akuzohet për përndjekje dhe jo për dhunë.

“Është rrëzuar kjo pjesë. Prokuroria e ka anashkaluar këtë pjesë, dhunën fizike. Ai akuzohet vetëm për përndjekje”, u shpreh Vishaj./abcnews.al