Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Avokati u dhunua me shkop bejsbolli, PD: Është aktivist demokrat, qytetar model, kapni autorët

schedule20:23 - 5 Korrik, 2021

schedule 20:23 - 5 Korrik, 2021

Partia Demokratike, ka reaguar lidhur me dhunimin e avokatit Marjel Mejdini me shkop bejsbolli gjatë ditës së sotme në qytetin e Sarandës.

Ka qenë Inza Zhupa nga radhët e PD e cila ka bërë apel që ngjarje të zbardhet ndërsa shton se i dhunuari është prej kohësh aktivist i Partisë Demokratike.

Sipas Zhupës, vendi po bëhet çdo ditë e më i pasigurt, ndërsa për dhunimin e qytetarit ajo thekson së është viktimë e regjimit Rama – Doshi.

Kujtojmë se ABC ka mësuar nëpërmjet burimeve nga policia se janë identifikuar autorët të cilët janë dy me mbiemër Fufi nga Mamurrasi dhe Aleks Rexha nga Gjirokastra.

Postimi i Zhupës:

Sot në Shqipëri askush nuk është më i sigurt.

Në mes të ditës, në mes të qytetit turistik të Sarandës, Marjel Mejdi, aktivist i PD, qytetar model nga fisi Mejdi eshte goditur barbarisht nga persona te panjohur.

I bëj thirrje autoriteteve policore të hetojnë pa humbur kohë ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët për të marr dënimin e merituar.

Vendi po bëhet çdo ditë e me i pasigurt. Qeveria  sic po dëshmohet gjithnjë e me shumë është në shërbim të krimit dhe policia garante e tij.  Drejtesia është në duart e më të fortit, me të pasurit e më te pushtetshmit.

Qytetari është viktima e regjimit Rama- Doshi! e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!