Avokati: S’ka prova, Kadri Veseli të kthehet menjëherë në shtëpi! Reagon Prokuroria

schedule18:30 - 21 Korrik, 2021

schedule 18:30 - 21 Korrik, 2021

Ben Emmerson, avokati i ish-kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli në seancën të zhvilluar në Gjykatën Speciale në Hagë ka kërkuar lirimin e Veselit me arsyetimin se nuk ka prova kundër dhe se sipas tij kjo është pranuar edhe nga Prokuroria.

“Prokuroria e ka thënë hapur se nuk ka prova kundër tij, as për kryerje fizike të krimeve as për bashkëpunim në këto krime. Nuk ka prova që mund të tregojnë përfshirjen e tij në krime”, ka thënë avokati britanik.

Ai gjithashtu ka kërkuar lirimin dhe kthimin e menjëhershëm të Kadri Veselit në shtëpi.

“Do të ishte e drejtë që Veseli të kthehej në shtëpi menjëherë dhe të jepej vendimi për pafajësinë e tij”, ka thënë Emmerson.

Por nga ana tjetër prokurorja i është kundërpërgjigjur avokatit të Kadri Veselit duke u shprehur se deklaratat e tij nuk janë të sakta dhe mbrojta është duke u përpjekur të thotë se Prokuroria nuk është gati për fillimin e procesit të gjykimit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!