Avokati Romeo Kara në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha gjithmonë i është shmangur drejtësisë.
Më tej ka theksuar se në Europë, nuk ka një organizatë me potencial më të madh kriminal se sa grupi Berisha.
“Unë shoh të ardhme më të zezë dhe procese të tjera. Mendoj që kjo hapje do t’i japë shpresë edhe sistemit të drejtësisë. Përse këta nuk bllokojnë pasuritë e tij pafund. A dolën paratë me LaCivita që janë pa fund. Nuk besoj se do ketë organizatë kriminale, hiq një pjesë në Rusi, në Europë më të organizuar dhe potencial më të madh kriminal sa grupi Berisha. I them si qytetar dhe njerëzit që militojnë pranë tij, që e dinë shumë mirë çfarë ka bërë dhe dashje pa dashje janë me të. Zhbërja e kësaj organizate kriminale do të jetë hapi i parë për të bërë Shqipërinë”, tha ndër të tjera ai.
Ndërkohë Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se tashmë pritet që nga ana e drejtësisë të shihet më shumë reagim për çështjen “Partizani”
“Futja në gjykim e çështjes Berisha ka treguar se po reagim dhe do shohim akoma më shumë nga kjo drejtësi. Do ishte që zoti Rama mos të flasë më fare për drejtësinë, por t’i besojë gjithçka drejtësisë. T’i japë kurajë, por jo më ta kompleksojë”, tha ajo.