Avokati personal i Trump, Rudy Giuliani nën hetim për korrupsion

schedule11:56 - 15 Nëntor, 2019

schedule 11:56 - 15 Nëntor, 2019

Avokati personal i Trump, figura qendrore në skandalin e “Ucrainagate”, është vendosur nën hetim nga prokuria e Manhatan për disa nga veprimet e tij financiare. Ai akuzohet për shkelje të rregullave në financimet elektorale dhe për veprime të paligjshme lobimi, jashtë vendit. Por mediat amerikane raportojnë se ai akuzohet dhe për korruptim të zyrtarëve të huaj

Rudi Xhuliani, avokati personal i presidentit amerikan Donald Tramp, është zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Manhatan. Një nga figurat kryesore në skandalin e “Ucrainagate”, ai do të hetohet për disa veprime financiare. Dyshimi është ai i shkeljeve të mundshme të rregullave për financimet elektorale dhe për veprime të paligjshme lobimi jashtë vendit. Blumberg, duke cituar burime zyrtare të administratës amerikane shkruan se ai mund të akuzohet dhe për korruptim të zyrtarëve të huaj.

Hetimet për Xhulianin drejtohen nga zyra e prokurorit federal të Manhatan, që dikur drejtohej nga vetë Xhuliani para se të bëhej kryetar i bashkisë së Nju Jork. Hetimet janë përqendruar pikërisht në aktivitetet e tij në Ukrainë. Aktivitete për të cilat kanë përfunduar në vëmendjen e hetuesve dhe dy ortakë të Xhulianit të arrestuar disa javë më parë: Lev Parnas e Igor Fruman, të akuzuar s ekanë derdhur me qindra mijëra dollar në llogaritë bankare të zyrtarëve amerikanë dhe komiteteve politike që mbështesnin Trump. Nëse akuzat ndaj Xhulianit do të zyrtarizoheshin, do të ishte një goditje e rëndë për Trump sidomos nëse vërtetohet se ish kryebashkiaku i Nju Jork ka vepruar nën urdhrat e kreut të Shtëpisë së Bardhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!